Politika e Privatësisë
Si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale në platformën HyrEGjej.
Përmbajtja
- Kush Jemi
- Të Dhënat që Mbledhim
- Si i Përdorim të Dhënat
- Baza Ligjore e Procesimit
- Ndarja e të Dhënave me Palë të Treta
- Inteligjenca Artificiale dhe Procesimi Automatik
- Ruajtja e të Dhënave
- Siguria e të Dhënave
- Cookies dhe Teknologji Gjurmuese
- Të Drejtat Tuaja
- Të Dhënat e Fëmijëve
- Transferimi Ndërkombëtar
- Ndryshimet në Politikë
- Kontakti
1 Kush Jemi
HyrEGjej ("ne", "jonë", "Platforma") është një platformë digjitale punësimi që operon nëpërmjet faqes hyregjej.al. Ne jemi kontrollues të të dhënave personale që procesojmë nëpërmjet Platformës.
Kjo Politikë Privatësie shpjegon se çfarë të dhënash mbledhim, pse i mbledhim, si i përdorim dhe cilat janë të drejtat tuaja. Ajo zbatohet për të gjithë vizitorët, përdoruesit e regjistruar (individë dhe biznese) dhe aplikantët.
2 Të Dhënat që Mbledhim
2.1 Të dhëna që na jepni direkt
| Kategoria | Të dhënat | Kur |
|---|---|---|
| Regjistrimi | Emri i plotë, email, fjalëkalim (i enkriptuar) | Kur krijoni llogari |
| Profili i biznesit | Emri i kompanisë, logo, përshkrim, kontakte | Kur plotësoni profilin e biznesit |
| CV-ja | Dokumenti PDF/DOCX, informacioni profesional i nxjerrë | Kur ngarkoni ose ndërtoni CV |
| Njoftimet e punës | Titulli, përshkrimi, kushtet, lokacioni, paga | Kur publikoni njoftim pune |
| Aplikimet | CV-ja, mesazhi shoqërues, informacioni i kontaktit | Kur aplikoni për punë |
2.2 Të dhëna të mbledhura automatikisht
- Të dhëna teknike: Adresa IP, lloji i shfletuesit, sistemi operativ, rezolucioni i ekranit
- Të dhëna përdorimi: Faqet e vizituara, koha e kaluar, veprimet e kryera
- Cookies: Identifikues sesioni, preferenca gjuhe, cookies analitike
3 Si i Përdorim të Dhënat
Të dhënat tuaja përdoren për qëllimet e mëposhtme:
- Funksionimi i Platformës — krijimi i llogarisë, autentikimi, menaxhimi i profilit
- Përputhja me punë — analizimi i CV-së tuaj kundrejt njoftimeve për t'ju sugjeruar mundësi relevante
- Procesimi i aplikimeve — dërgimi i CV-së dhe kontakteve tuaja te punëdhënësi
- Optimizimi AI — përmirësimi i përshkrimeve të njoftimeve me inteligjencë artificiale
- Njoftimet — dërgimi i email-eve për përputhje, punë të reja dhe njoftime sistemi
- Pagesat — procesimi i blerjeve Premium/Ultimate nëpërmjet POK Pay
- Siguria — mbrojtja nga keqpërdorimi, verifikimi i identitetit, zbatimi i rate limit
- Përmirësimi — analiza e përdorimit për të përmirësuar shërbimet tona
4 Baza Ligjore e Procesimit
Ne procesojmë të dhënat tuaja bazuar në:
| Baza ligjore | Aktiviteti |
|---|---|
| Pëlqimi | Njoftime me email, cookies analitike, procesim AI i CV-së |
| Ekzekutimi i kontratës | Krijimi i llogarisë, publikimi i njoftimeve, procesimi i aplikimeve, pagesat |
| Interesi legjitim | Siguria e Platformës, parandalimi i mashtrimit, analitika e përdorimit |
| Detyrimi ligjor | Ruajtja e regjistrave financiare sipas ligjit fiskal |
5 Ndarja e të Dhënave me Palë të Treta
Të dhënat tuaja mund të ndahen me këto palë të treta:
| Pala e tretë | Qëllimi | Të dhënat |
|---|---|---|
| Punëdhënësi | Kur aplikoni për punë | CV, emri, email, mesazhi |
| Google (Gemini AI) | Optimizimi i përshkrimeve, analizimi i CV | Teksti i përshkrimit ose CV-së |
| POK Pay | Procesimi i pagesave | Të dhënat e transaksionit |
| Hosting | Ruajtja e serverave | Të gjitha të dhënat në Platformë |
6 Inteligjenca Artificiale dhe Procesimi Automatik
Platforma përdor inteligjencë artificiale (Google Gemini) për:
- Optimizimin e përshkrimeve të njoftimeve (funksioni Optimizo)
- Analizimin e CV-ve për nxjerrje informacioni profesional
- Përputhjen automatike mes CV-ve dhe pozicioneve të hapura
Kur përdorni këto funksione, teksti përkatës dërgohet te serverët e Google për procesim. Google Gemini API procesohet sipas kushteve të Google për shërbime AI dhe të dhënat nuk përdoren për trajnimin e modeleve.
Rezultatet e AI-së janë sugjestive. Asnjë vendim automatik nuk merret pa mundësinë e rishikimit njerëzor. Ju keni të drejtë të refuzoni procesimin AI dhe të përdorni Platformën pa këto funksione.
7 Ruajtja e të Dhënave
Ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa janë të nevojshme për qëllimet e mbledhjes:
- Llogaria aktive: Për sa kohë llogarisë është aktive
- Pas mbylljes së llogarisë: Fshirje brenda 30 ditëve, përveç detyrimeve ligjore
- Aplikimet: Ruhen për punëdhënësin deri në 12 muaj pas mbylljes së njoftimit
- Të dhënat financiare: 5 vjet sipas ligjit fiskal shqiptar
- Logs sigurie: Deri në 12 muaj
8 Siguria e të Dhënave
Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave tuaja:
- Fjalëkalimet ruhen të enkriptuara (hashing i pakthyeshëm)
- CV-të mbrohen me kufizim aksesi direkt dhe verifikim autentikimi
- Komunikimet enkriptohen me HTTPS/TLS
- Mbrojtje CSRF (nonce tokens) për çdo veprim të ndjeshshëm
- Rate limiting për parandalimin e sulmeve brute-force
- Validim dhe sanitizim i të gjitha inputeve të përdoruesit
- Headers sigurie (X-Frame-Options, X-Content-Type-Options, XSS-Protection)
9 Cookies dhe Teknologji Gjurmuese
Platforma përdor cookies për funksionimin e duhur. Llojet e cookies:
- Cookies esenciale: Sesioni i autentikimit, prefereneat e gjuhës, mbrojtja CSRF — këto janë të domosdoshme dhe nuk mund të çaktivizohen.
- Cookies analitike: Statistika anonime të përdorimit për përmirësimin e Platformës — këto kërkohen me pëlqimin tuaj.
Nuk përdorim cookies reklamash ose gjurmimi nga palë të treta për qëllime marketingu.
Për detaje të plota, referojuni Politikës së Cookies.
10 Të Drejtat Tuaja
Sipas Ligjit nr. 9887/2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore, ju keni këto të drejta:
- E drejta e aksesit — të dini çfarë të dhënash mbajmë për ju
- E drejta e korrigjimit — të kërkoni ndreqjen e informacionit të pasaktë
- E drejta e fshirjes — të kërkoni fshirjen e llogarisë dhe të dhënave tuaja
- E drejta e kufizimit — të kufizoni procesimin në rrethana të caktuara
- E drejta e transferimit — të merrni të dhënat tuaja në format të strukturuar
- E drejta e kundërshtimit — të kundërshtoni procesimin bazuar në interesin legjitim
- E drejta e tërheqjes së pëlqimit — në çdo kohë, pa ndikuar ligjshmërinë e procesimit të mëparshëm
Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në [email protected]. Do ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.
Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë, keni të drejtë të paraqesni ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (www.idp.al).
11 Të Dhënat e Fëmijëve
Platforma nuk është e destinuar për personat nën 16 vjeç. Nuk mbledhim me vetëdije të dhëna personale nga fëmijët. Nëse zbulojmë se kemi mbledhur të dhëna nga një i mitur nën 16 vjeç, do i fshijmë menjëherë.
12 Transferimi Ndërkombëtar
Disa nga shërbimet tona (Google Gemini AI, infrastruktura e hosting-ut) mund të procesojnë të dhëna në serverë jashtë Shqipërisë. Në këto raste, ne sigurohemi që transferimi bëhet me garanci të përshtatshme sigurie sipas legjislacionit në fuqi.
13 Ndryshimet në Politikë
Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Ndryshimet substanciale do njoftohen nëpërmjet email-it ose njoftimit brenda Platformës. Data e përditësimit shfaqet në krye të faqes.
Vazhidmi i përdorimit pas ndryshimeve përbën pranim të politikës së përditësuar.
14 Kontakti
Për pyetje mbi privatësinë ose për të ushtruar të drejtat tuaja: