Kushtet e Përdorimit
Platforma e punësimit HyrEGjej — kushtet që rregullojnë përdorimin e shërbimeve tona.
Përmbajtja
- Pranimi i Kushteve
- Përshkrimi i Platformës
- Llogaritë e Përdoruesve
- Njoftimet e Punës
- Pagesat dhe Planet Premium
- Aplikimet dhe CV-të
- Shërbimet e Inteligjencës Artificiale (AI)
- Përmbajtja dhe Sjellja e Pranueshme
- Pronësia Intelektuale
- Njoftimet dhe Komunikimet
- Burime të Jashtme dhe Punë të Importuara
- Widget-i i Integrimit për Partnerë
- Mbrojtja e të Dhënave Personale
- Kufizimi i Përgjegjësisë
- Përjashtimi i Garancive
- Dëmshpërblimi
- Pezullimi dhe Mbyllja e Llogarisë
- Ndryshimi i Kushteve
- Ligji i Zbatueshëm dhe Juridiksioni
- Kontakti
1 Pranimi i Kushteve
Duke hyrë, shfletuar ose përdorur platformën HyrEGjej (në vijim "Platforma"), ju pranoni plotësisht dhe pa kushte këto Kushte Përdorimi (në vijim "Kushtet"). Nëse nuk jeni dakord me ndonjë pikë të këtyre Kushteve, ju lutem mos përdorni Platformën.
Regjistrimi i një llogarie, ngarkimi i një CV-je, publikimi i një njoftimi pune ose dërgimi i një aplikimi përbën pranim të plotë ligjor të këtyre Kushteve, Politikës së Privatësisë dhe Politikës së Cookies.
Këto Kushte zbatohen për të gjithë përdoruesit — individë që kërkojnë punë, biznese që publikojnë njoftime, dhe vizitorë të paregjistruar.
2 Përshkrimi i Platformës
HyrEGjej është një platformë digjitale e punësimit që operon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Platforma ofron:
- Publikim njoftimesh pune nga biznese të regjistruara
- Kërkim dhe shfletim njoftimesh pune nga individë
- Ndërtim dhe ngarkim CV-sh online
- Përputhje automatike mes CV-ve dhe njoftimeve nëpërmjet inteligjencës artificiale
- Aplikim online direkt nga platforma
- Optimizim i përshkrimeve të punës me AI
- Plane të paguara (Premium, Ultimate) për shikueshmëri të shtuar
HyrEGjej nuk është agjenci punësimi. Platforma shërben vetëm si ndërmjetëse teknologjike mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Nuk garantojmë punësim, nuk ndërhyjmë në procesin e rekrutimit, dhe nuk jemi palë në asnjë marrëdhënie pune që mund të krijohet nëpërmjet Platformës.
3 Llogaritë e Përdoruesve
3.1 Llojet e llogarive
Platforma mbështet dy lloje llogarish:
- Llogari Individuale — për individë që kërkojnë punë, ngarkojnë CV dhe aplikojnë për pozicione.
- Llogari Biznesi — për kompani dhe punëdhënës që publikojnë njoftime pune, marrin aplikime dhe menaxhojnë rekrutimet.
3.2 Detyrimet e përdoruesit
- Duhet të jeni të paktën 16 vjeç për të krijuar llogari.
- Informacioni i dhënë gjatë regjistrimit duhet të jetë i vërtetë, i saktë dhe i përditësuar.
- Jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimit tuaj.
- Çdo aktivitet i kryer nëpërmjet llogarisë tuaj konsiderohet përgjegjësia juaj.
- Duhet të na njoftoni menjëherë për çdo hyrje të paautorizuar në llogarinë tuaj.
3.3 Llogaritë e biznesit
Llogaritë e biznesit mund të pretendojnë (claim) njoftime pune ekzistuese që lidhen me emrin e tyre tregtar. Ky proces është i disponueshëm për biznese legjitime dhe verifikimi kryhet nga stafi i HyrEGjej.
4 Njoftimet e Punës
4.1 Publikimi
Bizneset e regjistruara mund të publikojnë njoftime pune falas ose me pagesë. Çdo njoftim duhet të përmbajë informacion të saktë rreth pozicionit, kompanisë dhe kushteve të punës.
4.2 Kohëzgjatja
Çdo njoftim pune mbetet aktiv për 30 ditë nga data e publikimit. Pas këtij afati, njoftimi çaktivizohet automatikisht. Punëdhënësi ka mundësinë ta riaktivizojë njoftimin nga paneli i kontrollit.
4.3 Përmbajtja e ndaluar në njoftime
- Informacion i rremë ose mashtrues rreth pozicionit ose kompanisë
- Njoftime diskriminuese bazuar në racë, gjini, fe, etni, orientim seksual, moshë ose aftësi të kufizuara
- Skema piramidash, punë pa pagë (përveç praktikave profesionale të deklaruara), ose oferta të dyshimta
- Kërkim i pagesës nga kandidatët për t'u punësuar
- Përmbajtje që shkel ligjin shqiptar ose kosovar
- Reklama, promovime ose përmbajtje jorelevante për punësim
5 Pagesat dhe Planet Premium
5.1 Planet me pagesë
Platforma ofron dy nivele të paguara për njoftimet e punës:
- Premium (Featured) — shikueshmëri e shtuar me dizajn të veçantë dhe pozicionim prioritar.
- Ultimate — niveli më i lartë i shikueshmërisë me dizajn ekskluziv dhe pozicionim absolut në krye të listës.
5.2 Procesimi i pagesave
Pagesat procesohen nëpërmjet ofruesit të autorizuar POK Pay. HyrEGjej nuk ruan të dhëna kartash krediti ose debiti. Të gjitha transaksionet financiare menaxhohen drejtpërdrejt nga POK Pay sipas kushteve dhe standardeve të tyre të sigurisë.
5.3 Politika e rimbursimit
Në raste përjashtimore (gabime teknike të vërtetuara nga ana jonë), rimbursimet mund të shqyrtohen rast pas rasti nga ekipi i HyrEGjej.
5.4 Çmimet
Çmimet e planeve shfaqen në momentin e blerjes dhe janë në Lekë (ALL). HyrEGjej rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet në çdo kohë. Ndryshimet nuk prekin pagesat e kryera tashmë.
6 Aplikimet dhe CV-të
6.1 Ngarkimi i CV-së
Përdoruesit individualë mund të ngarkojnë CV-në e tyre në format PDF ose DOCX. CV-ja ruhet në serverat tanë me masa mbrojtëse teknike (kufizim aksesi direkt, verifikim autentikimi) dhe përdoret për:
- Dërgim te punëdhënësi kur aplikoni për një pozicion
- Analizim automatik për përputhje me njoftime pune (AI Matching)
- Ndërtim i profilit tuaj profesional në platformë
6.2 Ndërtuesi i CV-së (Krijo CV)
Platforma ofron një mjet online për ndërtimin e CV-së. CV-të e krijuara nëpërmjet këtij mjeti janë pronë e përdoruesit. HyrEGjej nuk pretendon pronësi mbi përmbajtjen e tyre.
6.3 Aplikimet
Kur aplikoni për një punë, CV-ja dhe informacioni juaj i kontaktit i ndahet punëdhënësit përkatës. Pas dërgimit, aplikimi nuk mund të tërhiqet nga platforma. Punëdhënësi është i vetmi përgjegjës për menaxhimin e aplikimeve dhe të dhënave të kandidatëve të marra.
6.4 Kufizimet
Platforma zbaton kufizime në numrin e aplikimeve dhe ngarkimeve (rate limiting) për të parandaluar keqpërdorimin. Tejkalimi i këtyre kufizimeve mund të rezultojë në bllokimin e përkohshëm ose të përhershëm të llogarisë.
7 Shërbimet e Inteligjencës Artificiale (AI)
7.1 Optimizimi i përshkrimeve (Optimizo)
Funksioni "Optimizo" përdor inteligjencën artificiale (Google Gemini) për të rishkruar dhe përmirësuar përshkrimet e njoftimeve të punës. Duke përdorur këtë funksion:
- Ju pranoni që teksti i përshkrimit tuaj dërgohet te serverët e Google për procesim.
- Rezultati i gjeneruar nga AI është sugjestiv — punëdhënësi mbetet përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e njoftimit final.
- HyrEGjej nuk garanton që teksti i gjeneruar nga AI do jetë pa gabime.
7.2 Përputhja automatike (AI Matching)
Sistemi i përputhjes analizon CV-të dhe njoftimet e punës për të sugjeruar përputhje relevante. Kjo bëhet nëpërmjet algoritmeve AI dhe nuk përbën rekomandim punësimi. Rezultatet janë indikative dhe vendimi final i takon gjithmonë përdoruesit.
8 Përmbajtja dhe Sjellja e Pranueshme
8.1 Ju ndalohet të:
- Përdorni Platformën për qëllime të paligjshme ose mashtruese
- Publikoni informacion të rremë, mashtrues ose keqdashës
- Tentoni të aksesoni llogaritë e të tjerëve pa autorizim
- Përdorni bot-e, scraper-a ose mjete automatike për nxjerrje të dhënash nga Platforma pa leje
- Ngarkoni materiale me përmbajtje ofenduese, diskriminuese, pornografike ose të dhunshme
- Keqpërdorni funksionet AI (dërgim i përmbajtjes së papërshtatshme)
- Manipuloni renditjen ose algoritmet e Platformës
- Përdorni Platformën për spam, phishing ose dërgim mesazhesh të padëshiruara
- Ribotoni ose rishpërndani njoftimet e punës në platforma të tjera pa lejen tonë
8.2 Përmbajtja e gjeneruar
Ju jeni plotësisht përgjegjës për çdo përmbajtje që publikoni, ngarkoni ose gjeneroni nëpërmjet Platformës — përfshirë përmbajtjen e optimizuar nga AI. HyrEGjej nuk monitoron në kohë reale çdo përmbajtje, por rezervon të drejtën të fshijë përmbajtje që shkel këto Kushte.
9 Pronësia Intelektuale
9.1 Pronësia e HyrEGjej
Të gjithë elementet e Platformës — duke përfshirë por pa u kufizuar në dizajn, kod, logo, emrin tregtar "HyrEGjej", algoritmet, interfaqen, tekstet, ikonat dhe strukturën — janë pronë ekskluzive e HyrEGjej ose licencuesve të saj dhe mbrohen nga ligjet e pronësisë intelektuale.
9.2 Përmbajtja e përdoruesit
Ju ruani pronësinë mbi përmbajtjen tuaj origjinale (CV, përshkrime njoftimesh, logo biznesi). Megjithatë, duke publikuar përmbajtje në Platformë, ju na jepni një licencë joekskluzive, pa pagesë, globale dhe të revokueshme për ta shfaqur, ruajtur dhe procesuar atë në funksion të shërbimeve tona.
9.3 Reagimet
Çdo sugjerim, ide ose reagim që na dërgoni rreth Platformës mund të përdoret nga ne pa asnjë detyrim ndaj jush.
10 Njoftimet dhe Komunikimet
Duke krijuar llogari, ju pranoni të merrni njoftime nëpërmjet email-it për:
- Përputhje të reja mes CV-së tuaj dhe njoftimeve (AI Matching)
- Njoftime të reja pune që përputhen me preferencat tuaja
- Njoftime sistemi dhe përditësime të rëndësishme
Ju mund të çaktivizoni njoftimet jo-esenciale në çdo kohë nga cilësimet e llogarisë tuaj. Njoftimet e sigurisë dhe ligjore nuk mund të çaktivizohen.
11 Burime të Jashtme dhe Punë të Importuara
HyrEGjej mund të shfaqë njoftime pune të importuara automatikisht nga burime të jashtme. Këto njoftime identifikohen si të tilla kur është e mundur.
- HyrEGjej nuk garanton saktësinë, përditësimin ose ligjshmërinë e njoftimeve të importuara.
- Njoftimet e importuara mund të hiqen ose modifikohen në çdo kohë.
- Bizneset mund të pretendojnë (claim) njoftimet e tyre të importuara dhe t'i menaxhojnë drejtpërdrejt.
12 Widget-i i Integrimit për Partnerë
HyrEGjej ofron widget embed-imi që lejon faqe të jashtme (portale lajmesh, blog-e etj.) të shfaqin njoftimet e fundit të punës. Përdorimi i widget-it nënkupton pranimin e këtyre kushteve:
- Widget-i nuk mund të modifikohet për të ndryshuar burimin, stilin ose logjikën e njoftimeve.
- HyrEGjej mund ta çaktivizojë widget-in në çdo kohë për çdo arsye.
- Faqet që përdorin widget-in nuk mund ta paraqesin përmbajtjen si të tyren.
13 Mbrojtja e të Dhënave Personale
13.1 Të dhënat që mbledhim
Për funksionimin e Platformës, ne mbledhim dhe procesojmë:
- Emri, email-i dhe fjalëkalimi (i enkriptuar) gjatë regjistrimit
- CV-ja dhe informacioni profesional që ngarkoni
- Njoftimet e punës dhe të dhënat e biznesit (për llogaritë e biznesit)
- Të dhëna teknike (IP, lloji i shfletuesit, cookies funksionale)
13.2 Ndarja me palë të treta
Të dhënat tuaja mund të ndahen me:
- Google (Gemini AI) — teksti i përshkrimeve dhe CV-ve kur përdorni funksione AI
- POK Pay — të dhënat e nevojshme për transaksionet financiare
- Punëdhënësi — CV-ja dhe kontakti juaj kur aplikoni për punë
Nuk shesim, nuk tregtojmë dhe nuk ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime marketingu.
13.3 Të drejtat tuaja
Sipas legjislacionit në fuqi, ju keni të drejtë të:
- Aksesoni të dhënat tuaja personale
- Kërkoni korrigjimin e informacionit të pasaktë
- Kërkoni fshirjen e llogarisë dhe të dhënave tuaja
- Tërhiqni pëlqimin për procesimin e të dhënave
- Paraqesni ankesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Për detaje të plota mbi procesimin e të dhënave, referojuni Politikës së Privatësisë.
14 Kufizimi i Përgjegjësisë
Në masën maksimale të lejuar nga ligji:
- HyrEGjej nuk mban përgjegjësi për saktësinë, plotësinë ose përditësimin e informacionit të publikuar nga përdoruesit ose i importuar nga burime të jashtme.
- HyrEGjej nuk garanton punësim, intervistë ose përgjigje ndaj aplikimeve.
- Nuk jemi përgjegjës për humbje, dëme ose shpenzime që rrjedhin nga marrëdhënie pune të krijuara nëpërmjet Platformës.
- Nuk jemi përgjegjës për ndërprerje, vonesa ose defekte teknike të Platformës.
- Nuk jemi përgjegjës për veprimet, mosveprimet ose sjelljen e përdoruesve të tjerë.
- Nuk jemi përgjegjës për gabime në rezultatet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
- Përgjegjësia jonë totale, në çdo rast, nuk mund të kalojë shumën e paguar nga ju ndaj nesh në 12 muajt e fundit.
15 Përjashtimi i Garancive
Platforma ofrohet "siç është" (as is) dhe "siç disponohet" (as available). Ne nuk japim asnjë garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, duke përfshirë por pa u kufizuar në:
- Garancitë e tregtueshmërisë ose përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar
- Që Platforma do jetë e pandërprerë, pa gabime ose e sigurt
- Që rezultatet e marra nëpërmjet Platformës do jenë të sakta ose të besueshme
- Që defektet do korrigjohen
16 Dëmshpërblimi
Ju pranoni të mbroni, dëmshpërbleni dhe mbani të padëmtuar HyrEGjej, drejtuesit, punonjësit dhe partnerët e saj nga çdo pretendim, humbje, dëm, kosto ose shpenzim (përfshirë tarifat e avokatëve) që rrjedhin nga:
- Përdorimi juaj i Platformës ose shkelja e këtyre Kushteve
- Përmbajtja që keni publikuar ose ngarkuar
- Shkelja e të drejtave të palëve të treta
- Çdo marrëdhënie pune e krijuar nëpërmjet Platformës
17 Pezullimi dhe Mbyllja e Llogarisë
17.1 Nga përdoruesi
Ju mund të kërkoni mbylljen e llogarisë tuaj në çdo kohë duke na kontaktuar. Pas mbylljes, të dhënat tuaja do fshihen brenda 30 ditëve, me përjashtim të të dhënave që kemi detyrim ligjor t'i ruajmë.
17.2 Nga HyrEGjej
Ne rezervojmë të drejtën të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj, pa njoftim paraprak, në rast se:
- Shkelni këto Kushte
- Publikoni përmbajtje mashtruese, keqdashëse ose të paligjshme
- Keqpërdorni funksionet e Platformës ose sistemet AI
- Tentoni të manipuloni ose sabotoni Platformën
- Mbetet në gjykimin tonë të arsyeshëm që llogaria përdoret në kundërshtim me qëllimin e Platformës
Pezullimi ose mbyllja e llogarisë nuk krijon të drejtë për rimbursim të pagesave të kryera.
18 Ndryshimi i Kushteve
HyrEGjej rezervon të drejtën të modifikojë këto Kushte në çdo kohë. Ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në Platformë. Për ndryshime substanciale, do bëjmë përpjekje të arsyeshme për të njoftuar përdoruesit nëpërmjet email-it ose njoftimit brenda Platformës.
Vazhidmi i përdorimit të Platformës pas ndryshimeve përbën pranim të Kushteve të përditësuara. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimet, duhet të ndaloni përdorimin e Platformës.
19 Ligji i Zbatueshëm dhe Juridiksioni
Këto Kushte rregullohen dhe interpretohen sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje që lind nga përdorimi i Platformës do t'i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave kompetente të Republikës së Shqipërisë.
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve konsiderohet e pavlefshme ose e pazbatueshme, dispozitat e mbetura do vazhdojnë të jenë në fuqi të plotë.
20 Kontakti
Për çdo pyetje ose shqetësim lidhur me këto Kushte, na kontaktoni: